Pikërisht sot më 27 shkurt, ditën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, artisti Albion Begisholli vendosi të prezantojë punimet e tij me anë të një ekspozite.
Begisholli tha në një intervistë për Klan Kosova se pikturat e tij i kushtohen "Epopesë së UÇK-së", konkretisht në betejat e Likoshanit dhe Qirezit.
"Pas betejës së Likoshanit dhe Qirezit, forcat serbe marrin informacione se grupi i Adem Jasharit është i përfshirë në këto beteja dhe vendosin ta sulmojnë me tri njësitë speciale më të mëdhatë që ka pasur Serbia në atë kohë", tha Begisholli.
Sot në takimet e Brukselit, temë e diskutimit pritet të jetë plani franko-gjerman/Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=dkgwzScfefs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.