Lajmet e fundit

''Sislej Xhafa, gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, me veprat, kontributin dhe interpretimet e tij, është dalluar gjithnjë për një stil unik dhe të veçantë, duke trajtuar gjithmonë çështjet sociale dhe politike me një ironi të hollë dhe aftësi të rrallë. Ambasadorja nënvizoi disa nga idetë dhe iniciativat e tij gjeniale, ku përmes artit Sislej ka përfaqësuar Kosovën edhe para lindjes së Shtetit tonë. Sislej Xhafa na nderon në të gjithë botën, dhe shpallja e tij “Akademik Nderi” është edhe mirënjohja më e lartë që mund t’i bëhet pikërisht nga Akademia ku ai ka hedhur e formësuar hapat e parë artistik. Sislej u shpall Akademik Nderi së bashku me profesorin Salvatore Settis, artisten Kiki Smith dhe profesoren Stefania Ippoliti'', thuhet mes tjerash në reagimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, transmeton Klankosova.tv.
Në ceremoni morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Sh.S. Znj. Lendita Haxhitasimi, Presidenti i Akademisë së Arteve të Bukura Carlo Sisi, Profesoreshat Serena Conti dhe Susanna Ragionieri, drejtori Claudio Rocca, presidenti i Rajonit të Toskanës, z. Eugenio Giani, si dhe autoritet vendore të Komunës së Firences.
