Lajmet e fundit

Kryeziu ka treguar se si i ka ardhur frymëzimi për t`i krijuar me një vijë të vetme Skënderbeun dhe Rugovën.
"Këto portretet të heroit Gjergj Kastrioti dhe Presidentit Rugova në fakt i kam bërë për dhomën e ndejës në banesën time. Isha u mbushur me fotografit e mia dhe më mungonte një kornizë vizatimi në dhomë. Vendosa t`i realizoj disa portrete dhe mendova pse mos t`i publikoj ne rrjetet sociale. Punimet u pritën shumë mirë nga miqtë virtual dhe e pashë që reagimet e tyre ishin shumë pozitive karshi punimeve të mia. Në fakt, nuk e kam prit këtë, por jam shumë i knaqur dhe po ndjehem mirë për vlerësimin që po ma bëjnë".
Ai ka potencuar se nuk do të ndalojë se vizatuari vetëm me këto dy imazhe, por do të vazhdojë edhe me të tjerë.
"Unë do të realizoj edhe portrete te tjera që i përkasin historisë sonë kombëtare shqiptare. Kemi shumë figura të rëndësishme, ndoshta deri më sot nuk jemi mësuar t`i shohim në këtë lloj arti, por do të mundohem t`i realizoj. Puna me një vijë nuk është e lehtë, sepse duhesh të provosh shumë herë që të arrish ta nxjerrësh ngjashmërinë me portretin që dëshiron ta vizatosh", ka thënë Kryeziu, njofton Klankosova.tv.