Artisti gjerman, Tim Bengel, ka krijuar një skulpturë avokadoje, të bërë tërësisht prej ari, duke lënë publikun të mahnitur.
Bengel kohët e fundit ndau një paraqitje të shkurtër të këtij krijimi në Instagram me mbishkrimin "Skulptura ime e parë".
Kjo skulpturë është bërë me mbi 18 karat ari dhe vetëm materiali vlen më shumë se 250 mijë dollarë, përcjell Klankosova.tv
Skulptura, e titulluar "Kush dëshiron të jetojë përgjithmonë?", ngjan me pesë feta domatesh, gjethe, pjesë të avokados dhe dy gjysma të kungullit.
Kostoja e vetëm një prej fetave të avokados vlerësohet të jetë 14 mijë dollarë.
Skulptura është ekspozuar në ekspozitën “Java e Artit” në Berlin. Ajo është vlerësuar me 3 milionë dollarë, sipas New York Post.
https://www.youtube.com/watch?v=dIo2ZENgGMM
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.