Një nga fotografët më të mirë shqiptar Arton Humolli, ishte i ftuar në Podcast Lifestyle me Gonxhen, për të ndarë përvojën e tij në këtë fushë me dëgjuesit e Klan Kosova FM.
Në botën e artit ai njihet për stilin e tij unik ku me mjeshtëri arrin të sjellë në pah emocionet e secilit person që ndodhet përballë aparatit të tij.
Fotografitë e realizuara nga Humolli janë shpërblyer gjithandej në trojet shqiptare, por puna e fotografit nga Prishtina ka rënë në syrin e shumë kritikëve të artit në botë.
Të shkrepura në kryeqytetin e Kosovës, fotografitë e tij kanë zënë vendin e parë në disa gara prestigjioze si në Amerikë, Gjermani dhe Francë, vende të cilat Humolli nuk i ka vizituar asnjëherë!
Ai ka deklaruar se nuk ka aplikuar ndonjëherë për vizë dhe mos lëvizja e lirë nëpër botë nuk e kanë penguar atë për t’i prekur majat e suksesit.
Përkundër mundësive të mëdha, Arton Humolli vazhdon të jetojë në Kosovë, por çfarë e mbanë kaq shumë të lidhur me vendlindjen mund ta kuptoni në videon më poshtë:
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.