Lajmet e fundit

Ky është rrëfimi për olimpistin britanik David Smith, i cili u trajtuar nga kanceri në vitin 2010, dhe më pas nga një koagulim i gjakut i cili iu paraqit po në të njëjtin vend ku edhe kishte tumor, transmeton Klan Kosova.
Unë inspirohem nga gjithkush që jeton me pasion dhe ndjek jetën sipas dëshirave të tyre, thotë Smith.
Përveç shpëtimit nga vdekja dy herë radhazi, Smith shprehet se pas operacionit edhe pse me dhimbje ai mendonte për Lojërat Olimpike Rio 2016.
“Për çdo ditë unë kam menduar për dhimbjen që më shkaktonte terapia, por gjithnjë i jepja vetes shpresë duke i paramenduar malet e egra të Francës dhe pjesëmarrjen time në Tour de France.
Unë ngrihem çdo mëngjes dhe nuk e lodhi veten shumë me mendime se çka do të më sjell e ardhmja, por fokusohem në të tanishmen. Kjo i bie që mund të mos i pres Lojërat Olimpike të rradhës” thotë Smith.
Ai mbetet i njëjti pa marrë parasysh të kaluarën e tij. Ai e sheh veten si inspirim që duhet ndjekur dhe ndihet shumë i përkëdhelur kur njerëzit ndiejnë bashkë me të dhimbjen e të qenit i diagnostikuar me një sëmundje si kanceri.
“ Duhet bërë atë që jemi pasionant për të, të shtyejmë veten drejt thyerjes së kufijve dhe ta vlerësojmë bukuritë që na ofron jeta” shprehet Smith. / klankosova.tv