Kimete Zeqa, asambleiste e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka kaluar në Aleancën Kosova e Re, njofton Klan Kosova.
Grupi i asamblestëve të partisë së Behgjet Pacollit përmes një konference për media, kanë prezantuar anëtaren më të re.
Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu i cili, duke i uruar mirëseardhje Zeqës, ka thënë se ardhjet e reja në AKR tregojnë më së miri për performancën pozitive të partisë, e cila tashmë shihet si parti e shpresës për shumë qytetarë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.