Në fshatin Povelçë të Fierit, policia ka gjetur dhe asgjësuar 1 mijë bimë narkotike të llojit kanabis
Sipas policisë, po ashtu u sekuestrua një armë zjarri, dy krehëra dhe 14 fishekë, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, i dyshuari u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, dhe u arrestua.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur "Fushat e fshatit Povelçë", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis”.
“Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.