Të mërkurën në Ferizaj u shënua përvjetori i Ditës së Flamurit të Ashkalinjëve. Aty u mblodhën ashkalinj nga qytete të ndryshme për të festuar me muzikë e valle.
Kryetar i Këshillit Organizativ, Artan Asllani, tha se flamuri simbolizon lirinë dhe mban respekt e nder të madh në zemrat e çdo qytetari të komunitetit, njofton Klan Kosova.
Nga Komuna e Ferizajt që janë bashkorganizator të kësaj ngjarje thonë se qyshmoti ashkalinjtë janë pjesë e udhëheqësisë lokale. Në emër të ministrit Armend Mehaj, që ishte i pranishëm, festën e uroi vartësi i tij Asllan Kryeziu.
Ndërkohë nga këtu pati edhe urime për Ditën e Pavarësisë së Kosovës që shënohet më 17 shkurt.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=V3Q1UpHw8mo
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.