Shalqiri është fruti i cili gjatë verës konsumohet më së shumti.
Madje në vendin tonë është si lloj tradite që çdo dreke të konsumohet shalqi, për shkak të efektit freskues që ka.
Por shalqiri nuk ka vetëm efekte qetësuese, ai përmban edhe shumë vitamina dhe elemente ushqyese për organizmin.
Ajo çka është interesante për tu veçuar, është se vitaminat kryesore gjenden në farat e shalqirit.
Vetëm një grusht fara shalqiri përmban dhjetë gram proteinë, më shumë se sa që përmban një vezë.
Poashtu janë burim i fuqishëm i vitaminës B e cila ka rol kyç në sistemin nervor, transmeton Klan Kosova.
Kështu që përpiquni që përveç shalqirit ti konsumoni edhe farat e tij, të cilat absorbohen shumë lehtë nga organizmi. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.