Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs të ri për sekretar, pasi që asnjëri prej kandidatëve nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.
Në vendimin e marrë më 30 mars të këtij viti, janë dhënë detaje për këtë proces, raporton Klankosova.tv.
Dy kandidatët që kanë qenë të përzgjedhur me konkurs, asnjeri prej tyre nuk është emëruar në pozitën e Sekretarit të Kuvendit.
“Asnjëri nga kandidatët e propozuar, Arben Loshi dhe Tualant Bajrami nuk i morën votat e nevojshme për t’u zgjedhur në pozitën e Sekretarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin e Kuvendit, të cilin e ka nënshkruar kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, me të marrë postin e ri, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e kishte shkarkuar Arben Loshin nga pozita e ushtruesit të detyrës së sekretarit të këtij institucioni.
Në vend të tij, Haxhiu e kishte emëruar Xheladin Hoxhën, pavarësisht se Loshi kishte dalë i pari në konkursin për sekretar, e i cili proces është monitoruar nga shoqëria civile, e cila e kishte kritikuar veprimin e kryekuvendares, duke hedhur akuza për shkelje të konkursit, që gjithashtu ishte monitoruar nga ndërkombëtarët.

Klan Kosova kishte raportuar edhe para dy javësh për të njëjtin konkurs.
https://www.youtube.com/watch?v=OfKlStKywe0
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.