Në 28 faqe, fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung, e ka përmbledhur organizimin dhe punën e Asociacionin e Komunave ku komuniteti serb i Kosovës është shumicë. Ky emërtim, paksa ndryshe nga ai që përdorej deri tash, u tha se është në linjë me ligjet e Kosovës.
Në kësi fryme është hartuar edhe draft-statuti, që në fjalinë e parë thekson se Asociacioni është entitet juridik me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës.
Bashkësia me dhjetë komuna pritet të ketë simbolin, stemën dhe flamurin e vetë, ndërsa ka kompetencë në për politikat publike, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore brenda territorit.
Asociacioni do t'i ketë gjashtë trupa, Kuvendin, Presidentin, zëvendëspresidentin, Këshillin, Bordin dhe Zyrën për Ankesa. Të gjithë këta do t'i kenë rolet e veçanta, të cilat specifikohen në statut.
Këtu thuhet se stafi i administratës do të jetë multietnik dhe me standarde të barazisë gjinore.
Akti më i lartë ligjor i bashkësisë parasheh edhe bashkëpunimin dhe ndarjen e informatave me qeverinë në Prishtinë, sipas ligjeve të Republikës.
Asociacioni do ta ketë buxhetin e vetë, që mund të mbushet nga kontributet e komunave anëtare, buxheti i shtetit apo edhe granteve e donacioneve që mund të vijnë nga Serbia. Të gjitha shpenzimet do të rishikohen nga qeveria dhe Auditori i Përgjithshëm.
Kapitulli i fundit i draftit lë hapësirë që qeveria ta rishikojë punën e Asociacionit, një vit pas miratimit të statutit. Në rast se ka mosmarrëveshje nga vlerësimet, ekzekutivi mund ta delegojë rastin në Gjykatën Kushtetuese. Në po këtë kapitull, theksohet që Asociacioni nuk do t'i cenojë apo anashkalojë kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe me ligj.
Bashkësia e Komunave ku serbët janë shumicë mund të shpërbëhet vetëm me vendimin e dy të tretave të anëtarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=0FYODhCH1Rw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.