Në vete fillimisht do të ketë 10 komuna, interesat e banorëve të të cilave do t’i përfaqësojë.
Asociacioni apo Bashkësia e Komunave me shumicë serbe, në të ashtuquajturin draft gjerman të publikuar të enjten nga portali Koha dhe Nacionale, sërish përshkruhet si entitet ligjor i themeluar në linjë me ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Statutin do ta ketë aktin më të lartë ligjor, që do të miratohet nga kuvendi, i cili ka të drejtën ekskluzive për të shpërbërë atë.
Në draftin prej 17 nenesh, parashihet që brenda një viti të miratimit, qeveria mund të rishikojë zbatimin e statutit, njofton Klan Kosova.
Ndër objektivat kryesore të statutit, do të jenë fuqizimi i demokracisë lokale, derisa mbikëqyrja e plotë, togfjalësh që ishte kontestuar nga Kushtetuesja, përmendet për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe arsim.
Drafti parasheh edhe mundësinë e bashkëpunimit me shtetet e rajonit në disa fusha, ku përmendet edhe Serbia.
“Në kohë të pandemive ose kur nevojitet për arsye të tjera, e financon dhe/ose e përkrah ofrimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore për nevojat e banorëve të komunave pjesëmarrëse. Ndërlidhja me palët e tjera, përfshirë autoritetet për mirëqenie shëndetësore e sociale të Republikës së Serbisë, për përmbushjen e këtij objektivi”, thuhet në dokument.
Përmes një akti ligjor ekzekutivi do t’ia japë statutin e personit juridik dhe aftësinë juridike për të përmbushur objektivat e saj.
Kjo përfshin të drejtën për të zotuar prona të paluajtshme dhe të luajtshme.
Në dokument përfshihet edhe financimi i asociacionit nga transferet e autoriteteve qëndrore, pikë poashtu ku kushtetuesja kishte gjetur shkelje.
https://www.youtube.com/watch?v=Zo4wEuBREHk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.