Profesori Universitar Halil Ibrahimi, së fundi ka zbuluar një insekt të rrallë në Kosovë, i cili është emëruar me emrin "Potamophylax coronavirus".
Ibrahimi së bashku me një grup nga departamenti i Biologjisë i Universitetit të Prishtinës, zhvilluan një ekspeditë hulumtuese në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në zonën burimore të Lumbardhit të Deçanit.
Lidhur me zbulimin në fjalë është raportuar nga Associated Press, të cilët e kanë zhvilluar edhe një kronikë.
Para dy javësh klankosova.tv ka realizuar një intervistë me profesorin Halil Ibrahimi, ku ka dhënë detaje për hulumtimin.
https://klankosova.tv/zbulohet-nje-lloj-i-rralle-i-insektit-ne-kosove-ia-lene-emrin-koronavirus/
https://www.youtube.com/watch?v=9Xo0xuLHovE&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.