Astronomët kanë pikasur tre asteroidë afër tokës që fshiheshin të pazbuluar brenda shkëlqimit të diellit.
Një nga asteroidët është objekti më i madh potencialisht më i rrezikshmi për tokën që u zbulua në tetë vitet e fundit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Asteroidët i përkasin grupit brenda orbitave të tokës dhe Venusit, por ata janë tepër të vështirë për t'u vëzhguar sepse shkëlqimi i diellit i mbron ata nga teleskopi.
Për të shmangur shkëlqimin e diellit, astronomët kanë thënë se ekziston mundësia që vëzhgimet të kryhen gjatë muzgut. Një ekip ndërkombëtar vështroi shkëmbinjtë hapësinorë, ndërsa përdorte kamerën e energjisë së errët të vendosur në teleskopin “Víctor M. Blanco” të vendosur në Observatorin Ndër-Amerikan “Cerro Tololo” në Kili.
Gjetjet e tyre u publikuan të hënën në The Astronomical Journal.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.