Për vite me radhë moto e "Aston Martin" ka qenë "Fuqi, Bukuri dhe Shpirt". Dhe ia ka arritur me plot sukses ta realizojë tek makinat sportive.
Por, duket se kjo nuk i ka mjaftuar, ndaj tash ka vendosur të krijojë anije bazuar në atë moto.
AM37, që është 11 metra e gjatë, është anija e cila "Aston Martin" pretendon të sjellë eksperiencën e makinave luksoze sportive, në ujë.
Kompania do të krijojë dy versione të anijes, njëri me 93 km/h e tjetri me 111 km/h.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.