Astrit Haliti, është zgjedhur Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës.
Ai ka falënderuar delegatët që ia besuan drejtimin e kësaj federate, duke thënë se do të punojë që këtë sport ta ngriti në nivelet më të larta.
“Të nderuar miq, koleg, bashkëpunëtor dhe të gjithë ju që më uruat për zgjedhjen në krye të Federatës së Notit ju falënderoj përzemërsisht”, është shprehur ai, transmeton KlanKosova.tv.
“Besoj se përkrahja juaj kaq e gjerë është obligim për mua dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që të punojmë sa më shumë për të ngritur sportet e ujit në nivelet me të larta si brenda Republikës së Kosovës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.