Në mesin e thashethemeve, pritjeve dhe listave të pafundme me emra, një nga personazhet që shumëkush e priste të hynte në Big Brother ishte pikërisht Astrit Stafa.
Portale të ndryshme madje raportonin me “burime të sigurta” se Astriti ishte tashmë banor zyrtar i shtëpisë më të famshme.
Të gjithë po prisnin momentin kur në ekran do të shfaqej klipi i prezantimit të tij. Por, jo. Në vend të Astritit, publikut iu shfaq Arditi, binjaku i tij, si banor i ri i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, duke sjellë surprizë dhe konfuzion njëkohësisht.
Përmendja e vazhdueshme e emrit të Astritit në media dhe rrjete sociale bëri që edhe vetë ai të fillonte të dyshonte se mos ndoshta vërtet ishte bërë pjesë e formatit, edhe pse nuk kishte pasur asnjë komunikim me produksionin.
Ndër momentet më epike janë fjalët që ai i ka thënë vetë Arditit, teksa po qarkullonin zërat e shumtë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=vA7G1NTTufA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.