Astrologia Antigona Kotorri ka folur për horoskopin e Edi Ramës, kryetari të PS-së, në ditën kur në Shqipëri po mbahen zgjedhjet nacionale.
Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Rama do të ketë një humbje, por jo në vota.
"E pash punën e Edi Ramës dhe datën e lindjes së tij, llogarita me numerologji sepse nuk e kemi orën e saktë të lindjes së tij edhe mundemi pak me kuptu prej kësaj. Ai përcillet nga numri katër, ai e ka numër të jetës, marsin e ka pasë në luan në momentin kur ka lindur, ai është luftarak dhe shumë kreativ".
"Mirëpo sot e kemi ditën e datës shtatë dhe mendoj se Edi Rama do të pësojë një zhgënjim të vogël sadopak. Pres që edi ka me pasë një humbje por jo në vota, por diçka ka me humb", ka thënë Kotorri. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=nS4e1P72bXw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.