Lajmet e fundit

"Ky mjet do t'i afrohet rreth 6,2 milionë kilometra diellit dhe do të zhvillojë hulumtime. Ndërsa mjeti të cilin vitin e ardhshëm do ta dërgojmë në Mars, do të zbresë në planetin e kuq në vitin 2021", tha Yıldız.
Në lidhje me udhëtimin në Mars, Yıldız tha se vazhdon procesi i ndërtimit të raketës dhe se brenda 2 viteve do të zhvillohen fluturimet testuese, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.
Sipas tij, raketa ka një kapsulë për 4 persona.
"Shkuarja në Mars të paktën do të zgjasë 6 muaj. Ata që do të shkojnë do duhet të jetojnë 2 vite në Mars, sepse Marsi dhe Toka në çdo 26 muaj i afrohen njëra-tjetrës. Udhëtimi duhet të zhvillohet gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të shkoni dhe të ktheheni nga Marsi atëherë kur dëshironi. Nëse dëshironi të shkoni në Mars duhet të jetoni 3 vite me 3 persona të tjerë", shtoi ai.