Erden Atiq, u radhit i dyti në zgjedhjet e fundit lokale në Mitrovicë të Veriut.
Subjekti që ia mori fitoren, Lista Serbe, kësaj radhe ka bojkotuar procesin.
Andaj, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, beson se këtë herë do të bëhet kryetari i parë shqiptar i kësaj komune, njofton Klan Kosova.
Si Atiq, në fitore beson edhe kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Taulant Kelmendi, që pret dalje masive të shqiptarëve në zgjedhje, përkundër pengesave siç është shpërngulja e bashkëvendësve të tij.
Në rast triumfi të dy thonë se do të gjejnë zgjidhje për bojkotin e serbëve komunal.
https://www.youtube.com/watch?v=qgkPnEHMWPo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.