Fokus është sektori i gastronomisë, duke përfshirë sallat e dasmave, grupet muzikore e kameramanët.
Por, nuk lihen anash as sallonet e bukurisë.
Ndaj tyre, Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën, se shumë shpejt do të fillojë ndjekjen për evidentim të aktiviteteve gjatë këtij sezoni veror.
Mirëpo, në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, nuk pajtohen që bizneseve t’u caktohen data strikte për llogaridhënie, si në këtë rast 20 shtatori.
E nga ATK-ja i bëjnë thirrje personave e bizneseve, të cilët gjatë kësaj sezone kanë pasur aktivitete të shtuara, të deklarojnë dhe paguajnë saktë obligimet e tyre, në të kundërtën çdo tentim shmangieje përbën vepër penale.
https://www.youtube.com/watch?v=rVkuHTaxsoQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.