Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar se javën e kaluar është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore.
Sipas ATK-së, si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarrë në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro, njofton Klan Kosova.
“Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”.
“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.