Kombëtarja e Kosovës në atletikë me sukses e ka mbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim që u mbajt në San Marino këtë fundjavë .
Atletët kosovarë kanë arritur të stolisen me pesë medalje një të argjendë dhe katër të bronzta, njofton Klankosova.tv
Atleti Musa Hajdari ishte me i suksesshmi, pasi fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën 800m,
kurse Astrit Kryeziu doli fitues i medaljes së bronztë në disiplinën 800m, ndërkohë Muhamet Ramadani fitues i medaljes së bronztë në hedhjen e gjyles.
Nga garueset në konkurrencën e femrave fituese e medaljes së bronztë në disiplinën 800m është Albina Deliu si dhe Erudit Rysha fitues i medaljes së bronztë në disiplinën kërcim së larti.
Lirije Peci u rendit e katërta në disiplinën 800m e Gresa Bakraçi u rendit e pesta në disiplinën 3000m.
Kjo e fundit vuri rekord të ri të Kosovës në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93 rekordin e deri tanishëm mbante po kjo atlete.
●●●
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.