Një sportist i cili jeton në Brazil, ka raportuar se është rrëmbyer nga disa burra me uniformë të policisë.
Sipas Jason Lee, atlet i kategorisë jiu-jitsu në Lojërat Olimpike 2016, publikoi një status të tij në rrjetin social Tëitter, që shkruante si vijon:
‘’Si ja bëtë dje djema kur u zgjuat?’’
‘’Unë u kidnapova’’
Ndërkaq sipas një postimi tjetër në rrjetin social facebook, atleti i cili përfaqëson Zelandën e Re, tha se u rrëmbye në Rio de Janerio nga njerëz me uniforma të policisë ‘’jo nga njerëz të rastit kidnapues me armë’’, përcjellë Klan Kosova.
‘’Unë u kërcënova me arrestim nëse unë do refuzoja futjen në makinën e tyre private dhe të i shoqëroja ata të dy. Ata që më rrëmbyen më detyruan për të dhënë një shumë të madhe parash për një dhuratë’’, tha Jason Lee, përcjellë Klan Kosova.
‘’Nuk jam edhe shumë i sigurt se cfarë është më e dëshpëruar, fakti që dicka e tillë po ndodh me të huajt pikërisht në kohën e ''Rio2016'', apo se brazilianët duhet të jetojnë në një shoqëri që pranojnë apo e mundësojnë një jetë të tillë idiotike në baza ditore.’’
Pas këtij rasti raportohet se ka shqetësime me sigurinë e atletëve dhe tifozët e Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë më 5 gusht, përcjellë Klan Kosova.
Dy anëtarë të skuadrës australiane, u grabitën në shënjestër muajin e kaluar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.