Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovë kanë njoftuar se Musa Hajdari do të përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, njofton Klankosova.tv
Atleti ynë për herë të dytë do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet. Musa garon në disiplinën vrapim 800 metra.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka 11 sportistë, përfshirë dy të notit, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.
https://twitter.com/NOCKOSOVO/status/1410198865760899074
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.