Atleti serb, Ivan Cvetoviq nga Strazha e Gjilanit ka fituar medaljen e artë në garën 400 metra vrapim në Kampionatin Europian Paraatletik në Poloni dje.
Ai arriti që ta fitojë medaljen e artë në vrapim për 50.63 sekonda dhe me këtë ai theu edhe rekordin e tij personal.
''Medalja e tretë e artë për Serbinë e fitoi Cvetkoviq në garën 400 metërshe. Krenari'', ka thënë Ministri Ministri i Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Vanja Udoviçiq.
Për atletin nga Gjilani kjo nuk është hera e parë që ai e fiton një medalje në Kampionat Europian, pasi që ai e ka fituar edhe një të bronzt në kampionatin e mëparshëm në Berlin të mbajtur në vitin 2018.
.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.