Atletja shqiptare Luiza Gega pak ditë më parë në Stamboll të Turqisë u shpall për herë të 6 radhazi kampione e Ballkanit.
Por, Gega ka treguar se pavarësisht sukseseve që i ka sjellë Shqipërisë, ajo ende nuk ka marrë ndonjë shpërblim nga shteti dhe akoma jeton në shtëpi me qira.
“Për fat të keq, ky është realiteti në Shqipëri, por pasioni siç duket i mund të gjitha dhe bën që unë për herë të gjashtë radhazi të jem kampione Ballkani”.
“Ky është një sukses për atletikën shqiptare, sepse kurrë nuk ka pasur një atlet që të shkojë dhe të mbrojë titullin për 5 herë radhazi. Tani njihem si Luiza që ka ardhur të ruajë titullin dhe jo kush do të fitojë garën”, ka thënë ndër të tjera atletja.
https://youtu.be/cxh0GSBNVBU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.