Shqipëria do të përballet me Poloninë në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa atmosfera në qytetin pritës është mjaft e zjarrtë.
Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan Kosova, ka përshkruar emocionet dhe mbështetjen e madhe të tifozëve shqiptarë.
“Sigurisht që po valvitet flamuri. Shpresojmë që ky flamur të valvitet dhe futbollistët, në dritën e tij, të na udhëheqin drejt një fitoreje historike këtu”, u shpreh ai.
Sipas Shakohoxhës, interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.
“Emocionet janë të mëdha. Janë më shumë se 3 mijë tifozë. Ata janë shumë entuziastë dhe i kanë mbushur rrugët e qytetit. Besoj që do të kemi festë edhe pas ndeshjes”, deklaroi ai.
Ndiqeni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=_Ua4-XIMic0
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.