Lajmet e fundit
“In Memory of Arian Daci [07.01.1979 – 26.01.2019] O shoku jonë, ti me neve në zemër gjithmonë”.

Atë ditë Arian Daci ishte duke skijuar jashtë pistës së bashku me shokët Dren Mullaademin, Lorik Bejtën dhe Ardian Bakallin, shkruan Klan Kosova.
Si pasojë e shembjes së borës, të gjithë personat e lartpërmendur ishin zënë nga orteku në mënyra të ndryshme - Dreni dhe Loriku diku pas 25 minutave arritën ta gjejnë Ardianin dhe kështu e nxorrën nga thellësia e borës, por nuk arrijnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe për Arianin.
Mirëpo tash kur ka kaluar një vit e pak ditë, shokët kanë bërë gjestin më të bukur për shokun e tyre tashmë të ndjerë.
Pikërisht në vendin ku ndërroi jetë Ariani, ata i ngritën një memorial për ta kujtuar gjithmonë.
“In Memory of Arian Daci [07.01.1979 – 26.01.2019] O shoku jonë, ti me neve në zemër gjithmonë”.
Shokët që kanë kontribuar në ngritjen e këtij memoriali janë: Dren Menda Mullaademi, Lorik Bejta, Fis Eski Nimani, Fidan Hoxha, Omer Hoxha, Visar Xebi Kryeziu, Denis Baruti, Fatos Takja Fonda, Hamdi SuperHamdo Hisari, Ardian Grazhda, Dane Meda dhe Bonart Ajvazi. Për të mësuar më shumë detaje rreth ditës kritike ku humbi jetën Arian Daci, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=eyFPENNBUwcklankosova.tv