Prodhuesi i makinave Audi do të sjell risi në modelet e saj, kësaj radhë ata kanë bërë disa ndryshime në Audi A5, e cila pritet që të arrijë vitin e ardhshëm.
Gjithmonë është diskutuar se disa nga modelet e këtij prodhuesi kanë ngjashmëri aq të mëdha sa që ndonjëherë është vështirë edhe për t’i dalluar.
Ky ndryshim në Audi A5 do të bëhet kryesisht në dukjen e jashtme të makinës, sidomos nëpër drita, e më së shumti në ato të pasmet të cilat do të jenë të ngjitura më njëra tjetrën, që e bëjnë këtë veturë të duket më sportive dhe më tërheqëse, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.