Përdorimi i ujit dhe ajrit si karburant bëhet përmes procesit që përdor dioksid karboni, i cili mund të kapet direkt nga ajri.
Dioksidi i karbonit është krijuar kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse të cilat kontribuojnë në ngrohjen globale. Tani ‘’Sunfire’’ tha se mund të riciklojnë gazin për të bërë më të efektshëm.
Ndryshe nga lëndët djegëse, “e-diesel” nuk përmban sulfur dhe ndotës të tjerë.
“Motori është i qetë dhe makina krijon më pak ndotje,” tha Cristian von Olshausen.
Krijimi i karburantit është bërë në tre hapa. Së pari, hulumtuesit e kanë ngrohur deri në avull në temperature shume te larta per ta kthyer atë më pas në hidrogjen dhe oskigjen. Ky proces kërkon temperatura mbi 800 gradë celcius.
Së dyti përzierja e hidrogjenit me dioksid karboni nën presion dhe në temperaturë të lartë për të krijuar të ashtuquajturën ‘’të papërpunuarën blu’’.
Së fundmi, është rafinuar në karburante në mënyrë të ngjashme me naftën dhe benzinën.
‘’Sunfire’’ tregon se fabrika e tyre është e vendosur për të prodhuar më shumë se 3.000 litra “e-diesel” gjatë muajve të ardhshëm. Kompania tha se ishte duke synuar për një çmim midis 1 dhe 1,20 € për litër ($ 1,10 për 1,30 $).
https://www.youtube.com/watch?v=C9-KVLQQH5c
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.