Operatorin ekonomik "Funerali" të cilin Zyra e Prokurimit e ShSKUK-së është dashur ta vlerësojë si të papërgjegjshëm të njëjtin e ka shpërblyer me kontratë për "Shërbime Funerale për COVID-19".
Zyra Kombëtare e Auditimit tek ky tender ka gjetur se kompania fituese dhe një tjetër ofertuese ["Ngushëllimi"] e kanë pronarin e njëjtë, çka sipas ZKA-së është në kundërshtim me rregullat dhe dëmton procesin e konkurrencës.
Pos kësaj, ky institucion ka evidentuar edhe 13 parregullësi të tjera, ku për to ka dhënë edhe rekomandime.
Disa nga këto, sipas procedurave, ku është vlerësuar se ka elemente të mundshme të mashtrimit dhe korrupsionit ZKA-ja në formë raporti i ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit.
Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës thonë se fillimisht këto raste janë duke u analizuar dhe vlerësuar se a ka elemente për hetim.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë me dije se janë duke e përgatitur planin veprues lidhur me rekomandimet e ZKA-së, si dhe do të merren masa sipas nevojës.
Pos ShSKUK-së, ZKA-ja ka dorëzuar raportin me të gjetura në prokurori edhe për institucionet tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=NnMIiFPFeJM
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.