Një ekspert krokodili dikur shumë i respektuar dhe i njohur, u dënua me 10 vjet burg këtë të enjte për abuzim seksual me dhjetëra qen dhe disa krime të tjera, në territorin verior të Australisë.
Zoologu britanik, Adam Britton u deklarua fajtor për 63 akuza në lidhje me kafshët, mizorinë e kafshëve dhe posedimin e materialit për abuzimin e fëmijëve, transmeton Klankosova.tv.
Transmetuesi australian ABC News raportoi se Britton bleu 42 qen midis 2020-ës dhe 2022-ës, duke u premtuar se do t'u jepte atyre një "shtëpi të mirë".
Në vend të kësaj, Britton filmoi veten duke përdhunuar dhe vrarë qentë në një kontejner transporti dhe ndau pamjet në Telegram.
Kryegjykatësi, Michael Grant i Gjykatës së Lartë të Territorit të Veriut i përshkroi aktet si "të papërshkrueshme" dhe "groteske".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.