Organizatorët e Grand Slam të Australian Open kanë vendosur që ti lejojnë një numër të caktuar të tifozëve në stadium.
Futja e 72 tenistëve në karantinë e 11 prej tyre që rezultuan pozitiv në COVID-19 nuk doli të jetë shumë problem për drejtorin e Australian Open, Craig Tiley.
Kjo pasi për këtë të fundit prezenca e publikut në stadiume nuk është aspak problem për ta.
Madje Craig Tiley tha që ne duam të tregojmë se edhe në kushte jo të zakonta mund të organizojmë evente të mëdha me publik.
Turneu prestigjioz Australian Open, fillon nga 8 deri me 21 shkurt.
E sipas Craig Tiley çdo ditë nga 25 deri në 30 mijë tifozë do të jetën të pranishëm në stadiume.
Ndërsa për këto dy javë të aktivitetit parashikohet që të jenë rreth 390 mijë tifozë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.