Finalja e Australian Open do të jetë një përballje brenda familjes, me motrat Williams që fituan të dyja sfidat e tyre gjysmëfinale, për të na dhënë një tjetër përballje mes tyre për një trofe Grand Slam.
Venus ishte ajo që e pati më të vështirë kundër bashkombases Coco Vandeëeghe, teksa pati nevojë për një fitore 2-1 me sete.
Motra e madhe e Williams humbi një sfidë nervash në setin e parë, kur u mund në tie break 7-3. Por u përgjigj me mjaft klas në dy setet pasardhës, duke barazuar fillimisht rezultatin me 6-2 në setin e parë dhe për të fituar më pas falë një game me break 6-3 në setin e tretë.
Në finale megjithatë Venus do të ketë përballë një Serena shumë të freskët fizikisht, me motrën e vogël që arriti të mposhtë pa probleme kroaten Lucic-Baroni, që vuajti mungesën e përvojës në gjysmëfinale.
Williams u kuptua që kishte në zotërim takimin që në fillim dhe setin e parë e mbylli me lehtësi 6-2, ndërsa seti i dytë ishte ende dhe më i thjeshtë teksa arriti të fitojë 6-1.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.