Garuesi kosovar, Përparim Dushi, që ka udhëtuar për në Slloveni për ta përfaqësuar Kosovën ne garat e ngjitjes malore ne automobilizëm ne Ilirska Bistrica, është aksidentuar të shtunën gjatë provave, njofton Klan Kosova.
Ai ka dalë nga rruga në njërën nga kthesat e shtegut ku si pasojë makina e tij u shkatërrua plotësisht, por fatmirësisht Dushi nuk është lënduar.
Përparimi i njohur ndryshe si “Zhuqa” mbajtës i disa rekordeve në kategoritë ku garon pritet që shtigjeve t’iu kthehet në garën e Krujës.
Pos Dushit në Slloveni po marrin pjesë edhe tetë garues nga Kosova.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.