Ka të atillë, që përtojnë të lexojnë një libër apo tekst prej 60 faqe. Por, ka edhe individë, që kanë shkruar plotë 60 vjet.
Një nga ta është shkrimtari Ibrahim Kadriu, i cili për karrierën e tij foli në Sytë 7 në Klan Kosova.
77 vjeçari, tha se i ka të botuara rreth 90 tituj, nga to 37 romane.
Aktualisht, për nder të 60 vjetorit të krijimtarisë letrare, ka botuar një vëllim prej dhjet tituj, të cilët, thotë se po i shpërndan falas tek tuk, tek ndonjë lexues, pasi sikur të shitej, do vlente më shumë se 100 euro, e në kushtet aktuale në Kosovë, nuk do blihej.
Kadriu në Sytë 7, tha se nga jeta e një shkrimtari nuk është pasuruar materialisht asnjëherë, por vetëm shpirtërisht.
Një nga titujt më të theksuar, sidomos kohëve të fundit, sipas Kadriut, është “Misioni rus”, ndonëse ka për përmbajtje misionarët rus në tokat shqiptare për periudhat e luftërave botërore, ai thotë se ka gjetur lexueshmëri edhe tani, si shkak i luftës në Ukrainë.
Por, Kadriu, në Sytë 7, tha se “edhe sot ekziston misionimi rus në tokat shqiptare”. Madje përmend edhe një rast të kohës më aktuale, ku në Rahovec, disa, të ashtuquajtur gazetar, ishin rus me mision. Sipas tij edhe në romanin “Misioni rus” ka fakte të vërteta. Sipas tij, aty “e vërtetë është edhe rasti që e trajton romani në fillim, që vjen një misionar si hoxhë, e që flet shqip por ka qenë rus”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.