Naveed Akram, autori i të shtënave masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për kryerjen e një akti terrorist, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor.
Personi tjetër i armatosur, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në vendngjarje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
15 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebre të Australisë në një aktivitet që festonte natën e parë të Hanukkah.
Këto ishin të shtënat më vdekjeprurëse në vend që nga viti 1996.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.