Autorja e “Harry Potter” e njohur si JK Rowling, është kërcënuar nga një llogari nga Paksitani në rrjetin social Twitter.
Pas mbështetjes që Rowling tregoi për Salman Rushdie i cili u sulmua me thikë në ShBA, autorja mori një mesazh kërcënimi ku thuhej “mos u shqetëso, ti je e radhës”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
E njëjta llogari që e kërcënoi Rowling postoi mesazhe duke thurur lavde për personin që e sulmoi Rushdie në një skenë në New York.
Rowling pas mesazhit kërcënues ka lajmëruar policinë, ndërsa një zëdhënës i policisë së Skocisë tha se janë duke i kryer hetimet.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.