Projekti për lidhjen e Prishtinës me Beogradin përmes autostradës ende mbetet veç në letër.
Nga ana kosovare kjo rrugë nis në fshatin Besi duke vazhduar deri në Merdarë dhe e njëjta ishte zotim edhe i marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Washington më 4 shtator të vitit 2020.
“Autostrada e Paqes” siç njihet ndryshe, sipas Odës Ekonomike Amerikane, do të sillte shumë benefite.
Për LDK-në opozitare, që atëkohë arriti ujdinë me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ky projekt nuk ka shpëtim, por vetëm vonim nga ekzekutivi aktual.
Për autostradën 28.6 kilometërshe, e cila ishte edhe marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Infrastrukturës i konfirmoi Klan Kosovës se ka mbaruar studimi i fizibilitetit, por nisja e punimeve do ende kohë.
https://www.youtube.com/watch?v=gXa_WI3Q4aM
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.