Ministri i Infsatrukturës, Pal Lekaj së bashku me zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu kanë prezantuar planin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan pas nënshkrimit të kontratës me tetë operatorë.
Me këtë rast, Lekaj ka njoftuar se emrat e operatorëve do të bëhen të ditur në ditët në vijim, njofton Klan Kosova.
Projekti do të kushtojë 88 milionë që sipas tyre është më i lirë se projekti i Qeverisë paraprake që kushtoi 126 milionë.
Këtë projekt Organi Shqyrtues i Prokurimit e pat shtyrë për përsëritje të procedurave.
Rruga do të jetë e gjatë 22 kilometra dhe do t`i ketë katër korsi, ndërsa do ti përshkojë fshatrat Banullë. Vërbicë, Ponesh dhe do të përfundojë në Bresalc, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.