Në inspektimin fillestar që e ka bërë AUVK gjatë javës së kaluar ka evidentuar një mori të gjeturash për të cilat KlanKosova ka raportuar, madje ishte urdhëruar pezullimi i përkohshëm i bllokut të ri operativ në Ortopedi.
Ngase nuk janë plotësuar kushtet tekniko-sanitare.
Mirëpo këtë të mërkure ky inspektorët sanitarë dhanë dritën jeshile për punë, ngase të gjeturat janë përmirësuar.
Për këtë shprehet i lumtur drejtuesi i kësaj klinike Gani Jashniaca, për shkak se hapësirat e tanishme janë dukshëm më të mirat krahasuar me ato të vjetrat.
Në këto të fundit ka pasur edhe raste edhe të infeksionit tek pacientët, anise jo të mëdha siç thotë ortopedi Jashanica përkundër kushteve të vështira.
Televizioni disa herë ka raportuar lidhur me procesin e punës dhe funksionalizimit të këtyre sallave me investim milionësh të cilat janë të vetmet në QKUK që oksigjenin e kanë ende me bombola, teksa mungon edhe lifti në aneksin e ri ku gjenden sallat.
https://www.youtube.com/watch?v=oO3Xs8P_ddg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.