Arian Mavriqi ka folur për eksperiencën në Kenia të Afrikës.
Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se ka parë specie të ndryshme dhe se kjo vizitë, është një ëndërr që po e realizon.
“Ka specie që nuk i kisha imagjinuar ndonjëherë në jetë që do t’i xhiroj. Kjo është një ëndërr që po e realizoj. Kisha pas dëshirë të vijë prapë, ka materiale për të qëndruar me muaj të tërë”.
“Do doja t’i sillja njerëzit këtu dhe të shohin se si jetohet pastaj do të ndryshonin qasje për vendin tonë. Kemi mundësi më të mira dhe jetë të mirë, këtu njerëzit janë shumë të dashur. Jetojnë në varfëri të skajshme si popull. Janë disa fise në Kenia që s’mund ta imagjinoni që ka të tillë që jetojnë në këso kushte”, tha Mavriqi.
Ndiqni intervistën e plotë:
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.