Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, gjatë seancës së sotme në fjalën e saj hyrëse, publikisht ka bërë të ditur se Prokuroria e Specializuar ka devijuar sa i përket aktakuzave.
Për këtë sipas avokatit, Ben Emmerson, qëndron fakti i njoftimit që u ka dërguar atyre vet Prokuroria e Specializuar, duke pranuar se kanë gabuar sa i përket një dëshmitari, përcjell klankosova.tv.
''Nuk ekziston as edhe një person i vetëm që ata [Prokuroria] propozon ta ftojë që ta ketë parë ndonjëherë Kadri Veselin duke bërë ndonjë gjë as për së afërmi të papërshtatshme''.
''Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë megjithëse ai ishte i vdekur dhe megjithëse deklarata e tij ishte vetëm në letër, ishte një dëshmitar i Prokurorisë i cili kishte pretenduar se e kishte parë një herë në një rast, Veselin në Kukës, duke e intervistuar një të ndaluar që do ta vendoste atë [Kadri Veselin] diku në aktakuzën që prokuroria po e ndërton këtu''.
Për më shumë, ndiqni videon e deklaratës së tij:
https://youtu.be/wumDaMs5uLI
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.