Seanca e sotme gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është duke vazhduar nën prezencën e tre të akuzuarve për aktin kriminal.
Në një moment, avokati Shemsedin Piraj, iu drejtua viktimës si Liridona Murseli, pra me mbiemrin e klientit të tij, Naim Murselit, njëherit i akuzuar kryesor për vrasjen e saj e me të cilën ishin të martuar, transmeton klankosova.tv.
Kjo ndodhi, kur Piraj, po kundërshtonte pyetjet e prokurores karshi dëshmisë së mjekut ligjor, Naim Uka.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.