Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), i ka dorëzuar sot Kuvendit të Republikës së Kosovës, Raportin e gjashtëmbëdhjetë vjetor, i cili paraqet gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2016.
Raportimi vjetor i këtij Institucioni në Kuvendin e Kosovës shërben si mekanizëm për të zhvilluar politika më efikase për ushtrimin e kontrollit parlamentar, me qëllim të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, transmeton Klan Kosova.
Avokati i Popullit pret nga Kuvendi i Kosovës që të shqyrtojë Raportin vjetor në seancë plenare, ashtu siҫ e parasheh neni 29, paragrafi 3, i Ligjit të Avokatit të Popullit.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.