Vënien e prangave po e konsideron spektakël. Madje Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i bindur që klienti i tij duhet edhe të lirohet nga paraburgimi njëmujor, prandaj është ankuar në Gjykatën e Apelit.
Në një interviste për Klan Kosova, ai thotë se prokuroria nuk ka prova të bollshme mbi dyshimet për tri veprat penale.
Akuzat për kontratën njëburimore 3.5 milionëshe me kompaninë Litwin, i hedh poshtë pasi thotë se ishte urgjencë e kohës.
“Meqenëse importi ka kaluar 15 milionë euro në muaj në atë kohë, Nagip Krasniqi si drejtor ekzekutiv i KEK, ka vendosë me e negociu një kontratë me një kompani, në mënyrë direkte, duke i shmangur procedurat e hapura”, sqaron Ibrahimaga.
Argument shtesë e ka shkëputjen e marrëveshjes pas disa muajve, ashtu siç s'është dhënë asnjë cent as për kontratën 60 mijë euroshe me zyrën RZZ për konsulencë ligjore.
“Prej kësaj kontrate nuk ka përfituar kurrkush hiç, e vepra penale për të cilën ai dyshohet, kërkon që dikush me përfitu diçka, ose me u bë ndonjë pagesë”, thotë ai.
Ibrahimaga ka kritika edhe për bastisjen në shtëpinë dhe zyrën e kryeshefit, pasi, sipas tij, hetuesit në fillim s'kanë pasur urdhër të shkruar.
“I ka tregu Nagipit se ka urdhër gojor për bastisje, pra me urdhër gojor ti s'mundesh askënd me e bastisë”, tregon ai.
Ndërsa e arsyeton mbrojtjen politike që ia ofroi qeveria dhe partia në pushtet Vetëvendosje.
“Qeveria nuk e ka marrë në mbrojtje përderisa momentin kur në mënyrë publike, ka fillu me u etiketu ose me u gjyku njeriu”, shprehet, duke akuzuar opozitën parlamentare për gjykim publik në Kuvend.
Nagip Krasniqi gjendet në paraburgim 30 ditor, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe konflikt i interesit. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.