Avokatja e të akuzuarës, Adea Batusha, lidhur me rastin e shpërthimit te Kuvendi vitin e kaluar, ka kërkuar që masa e arrestit shtëpiak t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak.
Sipas saj Batusha edhe tre javë ka për të diplomuar, andaj i duhet hapësira që të dalë në mënyrë që t’i sigurojë materialet për fakultet, njofton Klan Kosova.
Këtë avokatja e Bautshës e ka thënë në seancën fillestare të të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Batushës.
Më tej avokatja ka premtuar se nëse ndërrohet masa e arrestit shtëpiak, ndaj Batushës por edhe të tjerëve, ata do t’i përgjigjen gjykatës.
“Ju premtoj se nëse ndërroni masën e arrestit shtëpiak, në si avokatë ju premtojmë 100% se këta do t’i përgjigjen çdo ftesë të gjykatësit pasi e ndjen veten jofajtor dhe janë të interesuar që kjo aktakuzë të hidhet si e pabazuar”, ka shtuar avokatja.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.