Para Kuvendit të Shqipërisë kanë protestuar deputetët e përjashtuar demokratë, kurse ata që ishin brenda u siguruan që të pengonin punimet parlamentare.
Për këtë situatë të krijuar javët e fundit në Tiranë, gazetarja Klesiana Omeri thotë se këto protesta janë të paralajmëruara nga opozita se do të vazhdojnë derisa të caktohet mocioni për debat parlamentar për çështjen "McGonigal".
"Është paralajmëruar se në çdo seancë plenare do të ketë protesta para ndërtesës së Kuvendit derisa nuk plotësohet kërkesa e demokratëve që të ketë mocion për debat parlamentar për çështjen McGonigal. Në fakt një datë, të cilën e ka caktuar mazhoranca për këtë çështje dhe ajo është me 2 mars. Por, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të merrte pjesë në seancë plenare të jepte shpjegime, por zgjodhi një studio televizive që të përgjigjej për të gjitha pikëpyetjet në lidhje me çështjen McGonigal", tha Omeri për Info Magazine në Klan Kosova.
Ajo nënvizoi se seancat plenare që një kohë nuk po zhvillohen në kushte normale, shkaku i sjelljeve dhe pengimeve të deputetëve opozitarë në seancë.
"Ndërkohë, seancat plenare në Shqipëri nuk po zhvillohen në kushte normale, për shkak se deputetët e PD-së po mengojnë fjalimet e deputetëve të mazhorancës dhe po kujdesen që të pengojnë agjendën e kuvendit. Mirëpo, përkundër kaosit dhe zhurmës, janë miratuar të gjitha projektligjet sipas agjendës nga deputetët e Partisë Socialiste. Pos datës 2 mars, është edhe 3 marsi si ditë, ku opozita ka paralajmëruar protestën kombëtare dhe në të njëjtën ditë të gjyqit të vulës", u shpreh gazetarja.
Megjithatë, ajo sqaron se kjo situatë po vazhdon që disa javë, "për shkak se deputetët e PD-së kanë penguar dhe bllokuar foltoren kur kanë mbajtur fjalim ministrat ose deputetët e PS-së. Prandaj, Sekretariati i Etikës është detyruar të marrë këto masa pas shkeljes të rregullave, të cilat më vonë janë mbështetur edhe nga Byroja e Kuvendit"./Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=TFhuHT0HGQw
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.